FSHF i kundërpërgjigjet Partizanit: Akuzat nuk shërbejnë!

Pas akuzave të drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Olsi Rama, që ka theksuar se kampionati shqiptar është duke u falsifikuar, ka reaguar edhe federata shqiptare e futbollit, me një komunikatë për shtyp. Gjithçka ka ardhur pas vendimeve të Disiplinës për Trashin dhe Bathën.

“Shfaqjet antisportive dhe të gjitha veprimet jo fair që ndodhin në fushat e futbollit kanë qenë dhe do të jenë objekt gjykimi në Komisionin e Disiplinës, ashtu siç ndodh në të gjitha kampionatet e tjera në Europë dhe botë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të pavarura dhe njëkohësisht të apelueshme dhe çdo klub ka të drejtë ta bëjë këtë.

Në këtë kontekst edhe Vendimi i Komisionit të Disiplinës që u shpall ditën e Premte për skualifikimin e dy lojtarëve të Partizanit, nuk ishte vetëm për këtë klub, por dhe për klube tjera. Janë gjithashtu me dhjetëra vendime të ngjashme të marra gjatë ketij sezoni për të gjitha kategoritë dhe për shumicën e klubeve.

FSHF i mirëkupton shqetësimet e Klubeve për objektivat sportive që kanë, por dhe Klubet duhet të kuptojnë që edhe Fair-Play është pjesë e lojës së futbollit.

FSHF është e vendosur maksimalisht të rrisë bashkëpunimin me të gjitha klubet për të respektuar të gjitha rregullat e lojës së futbollit. Akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për një garë sportive të ndershme dhe cilësore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online