Sulejmani një “stres” më shumë, Juliano në hall

Vendi i trajnerit Mark Juliano është shumë i lakmuar për momentin. Tekniku italian ka fatmirësisht, apo fatkeqësisht ka një skuadër super të kompletuar me pozicione të dubluara, e në rastin më të mirë edhe me nga 3 lojtarë. E të gjithë, lojtarë të kalibrit që mund të luajnë fare mirë, të paktën nga të dhënat paraprake dhe asaj çfarë kanë treguar në stërvitje. Kjo sigurisht e bën mjaft të lumtur trajnerit italian, por në të njëjtën kohë e fut edhe në “stres” atë për përzgjedhjen e formacionit titullar.

Konkurrenca do të ndihmojë shumë të kuqtë të ecin përpara, por në të njëjtën kohë mund të kthehen edhe në hall për numrin një të klubit, pasi janë thuajse të gjithë të njëjtit nivel. Afrimi i Sulejmanit është një lëvizje absolutisht e goditur, pasi futbollisti premton shumë për të ardhmen. Shitja e Ramadanit dhe lëvizjet e Skënderbeut kanë ndërgjegjësuar edhe ekipin kryeqytetas për faktin se Superliga mund të shitka, por duhet menaxhim i mirë dhe lojtarët e duhur. Në mesfushë, ka shumë mundësi zgjedhje për Julianon, afrimi i Sulejmanit ndryshon përsëri ekuilibrat.

SULEJMANI – 19-vjeç, kontratë 4-vjeçare dhe investim për të ardhmen. Afrimi i Alban Sulejmanit ndryshon ujërat në mesfushën e kuqe. Duke qenë një investim për të ardhmen edhe aktivizimet nuk do të mungojnë, por diferencat e lojtarëve në këtë repart janë shumë të vogla. Mbase, edhe aktivizimi i tyre do të përzgjidhet në bazë të shijeve të trajnerit italian. Janë plot 8 lojtarë që do të luftojnë për 3 vende, apo në rastin më të mirë për 4. Duke u referuar skemave të teknikut italian, Partizani i ri do të luajë me një sistem 4-3-3, kështu që lufta do të jetë shumë e ashpër. Batha, Vila, Trashi, La Kamera, Sulejmani, Adorjan, Herrera dhe Bardhi do të mundohen të bindin numrin një të pankinës. E bukur do të jetë konkurrenca, të paktën, “demat” nuk do të vuajnë edhe në rast mungesash, pasi alternativat nuk mungojnë, pa harruar edhe faktin se në bazë të karakteristikave të mesfushorëve, kryeqytetasit kanë luksin të kthehen në ekip “kameleon”.

JULIANO – Me bllok dhe me letër, detajet bëjnë diferencën. Trajneri Mark Juliano do të ketë në dorë fatin e të kuqve në këtë fazë të kampionatit. Trajneri italian do të vuajë konkurrencën e madhe dhe masivitetin në skuadër. Me shumë mundësi, ky Partizan mund ta “thinjë” para kohe…

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *