Vëllaznimi ka vetëm pak kohë që ka kaluar në administrimin e babait të Lorik Canës, Agimit, dhe sot ka ardhur festa e parë e madhe sezonale, sepse skuadra nga Gjakova ka mposhtur Dritën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Skuadra gjakovare siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirëve duke fituar me penallti 6-5
Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-2, me Vëllaznimin që barazoi në minutat shtesë. Kastriot Rexha shënoi dy golat për Dritën, ndërsa Çibuze dhe Lekë Vula shënuan për Vëllaznimin. Asnjë gol në shtesa, ndaj u nevojitën penalltitë, ku triumfuan gjakovarët.
Në këtë mënyrë, Vëllaznimi siguron gjysmëfinalen, ashtu si Drenica, që ishte kualifikuar me short, pa luajtur fare.
Ndërkaq, nesër luhen Llapi-Prishtina dhe Gjilani-Vushtrria.
Fituesi i kupës do të shkojë në Europa League, gjithnjë nëse i njëjti ekip nuk fiton kampionatin dhe kupën, sepse në atë rast skuadra e vendit të dytë në Superligë do të shkojë në Europa League.