Suksesi i Kombëtares merr vëmendje në Itali, flet Reja: Këtu më duan deri në 80 vjeç

Edi Reja e përmbyshi me sukses objektivin e tij të parë në krye të pankinës së kuqezinjve. Kombëtarja shqiptari arriti vendin e parë në grup, duke siguruar kështu ngjitjen në Ligën B për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Një moment feste për Shqipërinë, që ka marrë edhe vëmendjen e mediave përtej Adriatikut.

Reja është një trajner me një eksperiencë tejet të pasur në Itali, ku nuk mungon respekti dhe vlerësimi për të. Trajneri i Kombëtares sonë ka dhënë një intervistë për median e njohur italiane, “La Repubblica”, ku ka folur për aventurën e tij në krye të Shqipërisë. Tekniku nga Italia ka rrëfyer momentin kur iu ofrua posti nga FSHF-ja, që objektiv i vendosur përgatitjen e grupit për Euro 2024. Një plan afatgjatë ky, që ka sjellë edhe batutën e Rejas, se në Kombëtaren shqiptare e duan deri në moshën 80-vjeçare.

  1. Reja, ende në punë. Nuk e keni humbur vesin …

“Ne me të vërtetë shkuam përtej pritshmërive. Ishim në vështirësi të mëdha sepse, në mes të Covid-it dhe dëmtimeve, vetëm 23 lojtarë nga 36 që u thirrën erdhën në grumbullim. Ishte një arritje që vlen dyfish, kush mund ta kishte pritur? Kishim djem që as nuk luanin në Serie B dhe të cilët nuk vlerësohen aq shumë nga klubet e tyre, përkundrazi në ekipin kombëtar ata treguan shpirt të madh. Ne e shfrytëzuam atë në maksimum ”.

Ju keni lojtarë që tashmë luajnë në Itali. A ka dikush, megjithatë, më pak i njohur, i gatshëm për hapin e madh?

“Problemi i vërtetë është se nuk ka asnjë lojtar të vetëm në Shqipëri, ata janë të gjithë zviceranë, francezë, holandezë. Duhet të shkosh për peshkim dhe nuk është për të qeshur. Është Broja, i lindur në 2001, i cili luan në Vitesse dhe është shumë interesant. Unë gjithashtu bëra debutimin e Cepeles, një ish-mbrojtës 17-vjeçar i Interit, i cili tani luan në Bundesliga 2 me Hannover. Ne kemi shumë lojtarë të rinj dhe qëllimi është t’i bëjmë ata të rriten”.

Pra, a është projekti afatgjatë?

“Sapo mbërrita, presidenti më kërkoi që të përgatitem sa më mirë për Kampionatin Europian 2024. Fillimisht unë qesha dhe u përgjigja se nuk mund ta bëj këtë punë derisa të jem 80 vjeç, por për sa kohë që jam i kthjellët unë vazhdoj këtë projekt që më pëlqen. Tashmë ekziston një shkollë futbolli, atëherë ne do të fillojmë kurse për trajnerë shqiptarë, trajnerë atletikë dhe mjekë sportivë. Qëllimi është të zhvillojmë ata talente të rinj që nuk janë zhvilluar ende. Covid na ka ngadalësuar pak, por zbritëm me këmbën e djathtë ”.

Ndër lojtarët e tij në ekipin kombëtar është Strakosha, të cilin e pa te Lazio që në moshë shumë të re. Sa e rëndësishme është për të që të ketë Pepe Reina si zëvendësues?

“Unë mendoj se Thomas do të fitojë shumë nga një portier me përvojë të madhe dhe personalitet si Reina. Mendoj se Lazio e ka marrë atë edhe për këtë arsye. Ai është një lider që ndiqet nga e gjithë skuadra. Sot ne po kërkojmë portierë që janë gjithashtu të mirë në përdorimin e këmbëve të tyre dhe Strakosha është shumë i aftë në këtë, vërtet disa herë e ekzagjeron dhe rrezikon të më bëjë të marr një goditje … “, ka deklaruar Edi Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *