I drejtohet me një video-mesazh gjithë shqiptarëve, De Biazi: Uroj të bëni një përgatitje sa më të mirë

Rregullorja e re e miratuar nga FSHF kërkon që çdo skuadër futbolli në Shqipëri të kenë në përbërje të saj një përgatitës atletik. Për këtë arsye qeveria shqiptare e futbollit do të zhvillojë një kur për përgatitjen e profesionistëve në këtë fushë, duke nisur që nga dhjetori i ardhshëm. Rëndësia e një përgatitësi atletik është me rëndësi të madhe në një ekip dhe këtë e kanë konfirmuar shumë emra të njohur të këtij sporti në një video-mesazh për FSHF.

Por këtë herë është një figurë që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e Kombëtares kuqezi, Gianni De Biasi, ai i cili mbështet këtë nismë të Federatës. Në një video-mesazh për FSHF-në, trajneri italian i drejtohet të gjithë shqiptarëve për t’u treguar nevojën që lind në futbollin e sotëm për përgatitësit atletikë dhe përse këta të fundit duhen në një skuadër.

“Përshëndetje të gjithë miqtë e mi shqiptarë! Mësova se Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar një kurs për përgatitës atletik, një figurë vërtetë e rëndësishme në panoramën futbollistike botërore.

Kur unë nisa karrierën bëja edhe trajnerin edhe përgatitësin atletik njëherësh dhe ka qenë një eksperiencë që më ka shërbyer shumë. Por duhet të them se sot nuk do të punoja pa një përgatitës atletik, edhe sepse procesi i zhvillimit të futbollit, dhe konkretisht i futbollit shqiptar, kalon përmes vlerësimit të punës tuaj, të përgatitësve atletikë.

Kësisoj, uroj që me ndihmën e FSHF-së, që ka organizuar këtë kurs dhe me ndihmën e mikut tim Xhixhi (Luigi Febbrari), një person i besueshëm dhe tejet i aftë, të bëni një përgatitje sa më të mirë. Ju përqafoj dhe gjithmonë forca Shqipëria!”, është shprehur De Biasi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online