Shtohet numri i të prekurve me Covid-19 te Kukësi, fatin e Gegës e pësojnë edhe anëtarë të tjerë të klubit

Në klubin e Kukësit vazhdon të shtohet numri i të prekurve me Covid-19. Pas trajnerit Skënder Gega, tashmë janë edhe dy futbollistët e verilindorëve si dhe zëdhënësi i klubit që kanë rezultuar pozitiv në testin e bërë për Koronavirus.

Kështu, për ndeshjen e nesërme, nënkampionët e Superiores nuk do të kenë në dispozicion sulmuein Godberg Cooper dhe Mehdi Hetemajn. Përveç tyre, edhe zëdhënësi Erjon Allaraj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Që të tre personat e larpërmendur kanë nisru izolimin e tyre në shtëpi, për të shmangur kontaktet dhe përhapjen e virusit edhe në pjesën tjetër të klubit. Lajmin e përcjell vetë ekipi i Kukësit përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

KOMUNIKATË E KLUBIT!

Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19. Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protokollet dhe të qëndrojnë të sigurt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online