Suksesi detyrim për Shqipërinë, fitorja mungon prej dhjetë muajsh

Një vit kalendarik pa fitore në ndeshjet zyrtare. Suksesi i fundit daton përpara dhjetë muajve, në miqësoren e nëntorit 2017 të luajtur në Turqi. 3-2 në fushën e një superfuqie të futbollit evropian, me dy gola nga Sadiku dhe një nga Eros Grezda, të cilët ngritën në delir tifozët kuq e zi.

Por, nga ai moment shumë gjëra ndryshuan. Kombëtarja u fut në një fazë tranzicioni, mes ndryshimit të brezave, dëmtimeve dhe problematikës që një pjesë e konsiderueshme e futbollistëve luajnë pak, ose aspak në skuadrat e tyre.

Tre humbje radhazi, ndaj Norvegjisë (1-0 në mars 2018), Kosovës (3-0 në maj 2018) dhe Ukrainës (4-1 në qershor 2018), ngritën shumë pikëpyetje. Shqipëria vuan në mbrojtje, duke pësuar shumë dhe është shfaqur e pafuqishme në sulm, me vetëm një gol të shënuar.

E ardhmja e trajnerit Panuçi u vendos menjëherë në diskutim. Dhe vazhdon të jetë. Shumë do të varet nga ecuria e Kombëtares në Ligën e Kombeve. Ky është shansi i fundit i dhënë nga presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka. Nëse kuqezinjtë nuk arrijnë të fitojnë grupin, ndryshimi në stol duket i paevitueshëm.

Ndaj Izraelit fitorja është detyrim. Për t’u rikthyer te ecuria pozitive në ndeshjet zyrtare, që mungon prej shtatorit 2017 (fitore 2-1ndaj Lihtenshtejnit, në kualifikueset e Botërorit 2018), por edhe për të realizuar objektivin për fitimin e Grupit 1 në Ligën C. Ky është shansi i parë, dhe vërtetë shumë i mirë, për të synuar një biletë në Europianin e vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online