Sukaj nderon Gjokën dhe Vllazninë, mirupafshim Lushnjë!

Më në fund kthehet Vllaznia, me një fitore 2-0 në Lushnjë dhe me një Xhevahir Sukaj që është kthyer vendimtar si në kohërat e arta.

Sulmuesi shkodran vendosi fatet e takimit, por edhe të Ernest Gjokës, pasi trajneri kuqeblu do të largohej, i lodhur nga rezultatet e dobëta, presioni i vazhdueshëm dhe polemikat pa fund në Shkodër, ku askush nuk merret me futbollin e fushës.

Pas një pjese të parë të qetë e në ekuilibër, në pjesën e dytë u ndez Sukaj, i cili në minutën e 64-t mori një pasim fantastik nga Gilman Lika dhe me të djathtën nuk fali.

Aq u desh që Lushnja të dorëzohej dhe në minutën e 75-të erdhi edhe goli i dytë, pas një penalltie për prekje me dorë të topit në zonë. Sërish Sukaj, qetësisht, depozitoi topin në rrjetrë dhe mori fund, me Vllazninë që kalon përkohësisht Teutën.

Lushnja? Mori fund, kjo skuadër zbriti që tani nga kategoria, për fat të keq, por ishte diçka e pritshme.

LUSHNJA – VLLAZNIA      0-2

Shënues: Sukaj 64?, 75? (11-m)

GOLAT

64? – Gilman Lika në të djathtë të mesfushës pason perfekt drejt zonës, ku Sukaj mes dy mbrojtësve shënon, duke goditur fort me të djathtën.

75? Prençi prek topin në dorë brenda zonës, 11-metërsh dhe Sukaj tregohet i saktë.

LUSHNJA: Spaho, Meto, Premçi, Bufasi, Ruço, Magani, Papa, Gava, Branica, Përgjini (Taullau 67?), Sefa.

VLLAZNIA: Sherri, Gocaj, Berisha, Malota, Mersini, Vucaj, Tafili (Bardulla 77?), Orelesi, Lika (Pjeshka 84?), Kalaja (Ribaj 62?), Sukaj.

Kartonë të verdhë: Pergjini 33?, Taullau 83’/ Orelesi 19?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *