Sukaj ndahet me Partizanin: Do të gjej ekip tjetër!

Sulmuesi shkodran ka mbyllur marrëveshjen me ekipin e “demave”. Për “Sport Ekspres” pranon lëvizjen edhe pse nuk tregohet shumë i qartë

Eraldo Harlicaj

U paralajmërua të hënën, ndodhi dje! Sulmuesi Xhevahir Sukaj është ndarë përfundimisht nga skuadra e Partizanit. 30-vjeçari pas situatave të kaluara në kampin e kuq dhe problemeve që pati me drejtuesit dhe stafin teknik, vendosi të mbyllë bashkëpunimin me ekipin kryeqytetas.
Sukaj foli ditën e djeshme me drejtuesit e klubit dhe u vendos që rrugët mes tyre të ndaheshin.
Shkodrani do të kërkojë mundësi të tjera për veten, pasi situata te Partizani nuk po i shijonte më, u krijua një atmosferë mbytëse për të. 30-vjeçari nuk shihej si titullar dhe madje nuk preferohej as si zëvendësues i parë.
Kjo gjë e mërziti Sukajn që humbi terren dhe mendoi të provonte një aventurë të re. “Sport Ekspres” mëson se futbollisti dhe drejtuesit e klubit kanë ndarë rrugët përfundimisht dje.

SUKAJ – Gazeta kontaktoi me Sukajn për një lëvizje të tillë dhe mori përgjigjen e shkodranit. Ai nuk heziton të pranojë se dëshiron largimin nga “demat”, pasi kërkon të shohë një mundësi tjetër për veten. “Kam folur me drejtuesit e Partizanit dhe i kam kërkuar një javë leje për të udhëtuar jashtë vendit. Aventurë jashtë Shqipërie? Jo, çështje personale. Nuk kam nerva të lëviz në moshën 30-vjeçare. Ma kanë pranuar lejen, te Partizani i kam dyert e hapura gjithmonë. Nëse largohem nuk është nevoja ta bëj me ceremoni, apo me prishje letrash, pasi nuk duhet. E vërtetë që po shoh largimin, pasi dua t’i jap vetes një mundësi tjetër. Ndoshta qëndroj edhe te Partizani, askush nuk e di. Tirana? Janë fjalë gazetash, njësoj flasin dhe për Vllazninë. Unë do shoh mundësinë më të mirë për vete”, – shprehet Sukaj për “Sport Ekspres”.

TIRANA – Gazeta mëson se shkodrani ka pasur kontakte edhe me klubin e Tiranës. Ai ka folur me drejtuesit bardheblu dhe një ndër arsyet e problemeve me drejtuesit e kuq kanë qenë pikërisht këta negociata. Megjithatë, Sukaj tashmë është i larguar dhe Partizani duhet të bëjë llogaritë për të ardhmen pa prezencën e tij.
30-vjeçari tashmë mund të zgjedhë ndërmjet Tiranës dhe Vllaznisë.

PARTIZANI – Sukaj u mërzit te skuadra e Partizanit. Ai humbi statusin e titullarit dhe nuk po e gjente veten të përfshirë në skemat e trajnerit Starova. Në këtë edicion futbollistik, lojtari luajti 10 ndeshje në kampionat, nga të cilat vetëm 3 i ka nisur si titullar. Ai shënoi 2 gola. Në Kupë ka luajtur 28 minuta në ndeshjen kundër Pogradecit, që shënoi edhe golin e fitores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online