Sot pasdite Suedia do të ndeshet me Anglinë në çerekfinalet e Kupës së Botës dhe është një sfidë mjaft interesante për shumë arsye, duke nisur nga fakti që populli suedez është i dashuruar me Premier Ligën dhe futbollin anglez prej dekadash.
Zllatan Ibrahimoviç mbetet një ndër personazhet më të veçantë të kësaj sfide, edhe pa qenë fare në Botëror.
Gjiganti suedez, i cili pikërisht Anglisë i ka shënuar ndoshta golin me të bukur të karrierës, ka sfiduar Dejvid Bekam me një bast.
“Nëse fiton Anglia, të ftoj të hamë në çdo vend të botës që dëshiron. Në të kundërt, do shkojmë te Ikea dhe do me blesh gjithçka me duhet. E pranon bastin? “, shkruan Ibra në Instagram.
Menjëherë është përgjigjur Bekam:” Nëse fiton Anglia, do vij personalisht dhe do të paguaj gjithçka ke nevojë për të marrë nga Ikea, për të kompletuar vilën në Los Anxheles. Megjithatë, nëse fiton Anglia, dua të vish në një ndeshje në Wembley, me fanellën e Anglisë veshur, si dhe të hash ‘fish and chips’ në pushim”.
Të shohim sot pasdite.