Suarez: Jam mes tre milionë uruguajanëve që presin Kavanin

Dëmtimi i Edinson Kavanit i ka shqetësuar të gjithë te Uruguaji. Përjashtim nuk mund të bënte as ylli i tjetër i skuadrës, Luiz Suarez, me “El Matador” që është në dyshim për sfidën çerekfinale me Francën.

“Jam mes tre milionë uruguajanëve që po presim Edin. E kam të qartë se është një situatë delikate, dëmtimi nuk është i lehtë dhe ka pak ditë në dispozicion për tu rikuperuar. Kavani është një lojtar thelbësor për lojën time dhe të skuadrës”, tha sulmuesi i Barcelonës.

Rreziku kryesor për Uruguajin në sfidën e së premtes do të jetë Kilian Mbape, që me dy gola eliminoi Argjentinën. “Të gjithë e dinë sa i zoti është Mbape. Nga karakteristikat më kujton Tierri Hanri. Është një lojtra i rëndësishëm për ekipin e tij dhe duhet të mbrohemi mirë për ta mbajtur nën kontroll”, shtoi Luis Suarez.

Sulmuesi nuk kurseu as shigjetimet për Antuan Grizman, që ka thanë se ndihet gjysmë uruguajian. “Nuk më intereson kur e thotë diçka të tillë. Antuan është francez dhe nuk e ka idenë se çfarë ndjesie është që të jesh nga Uruguaji. Ai nuk e di mundimin prej moshës së vogël për të fituar, në një vend me popullsi të vogël”, përfundoi 31-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *