Qendra Ndërkombëtare për Studimet Sportive, ose e njohur shkurtimisht si CIES, ka publikuar së fundmi edhe statistikat sa i përket mesatares së kartonave për ndeshje. Në këtë studim përfshihen të gjitha ligat botërore të futbollit, ku ndeshjet me më tepër ndëshkime i takojnë kampionateve të Amerikës së Jugut, që njihet për fustollin e ashpër të aplikuar, ndërsa Bolivia prin listën.
E ashpër është edhe Premier League angleze, por i çuditshëm fakti se sa poshtë renditet kjo ligë. Vetëm 3.74 kartonë në total, ku 0.13 janë të kuq dhe 3.61 të verdhë, ky është numri i ndëshkimeve për ndeshje nga arbitrat në elitën e Anglisë, që me sa duket janë mësuar me futbollin eegër dhe e lejojnë të luhet normalisht.
Ndërkohë, shumë më lart Premier League renditet Superiorja, që e gjen veten në pozitën e 26 në këtë listë. Me një mesatare të përgjithshme prej 5.34 kartonash në total, me 0.30 të kuq dhe 5.04 të verdhë, gjyqtarët e kampionatit shqiptar nuk tregohen dorështërnguar në këtë aspekt, duke mos toleruar ndërhyrjet e rënda në fushë. Më sipër Superiores gjende edhe kampionate prestgjoze si La Liga apo edhe Serie A, që mban vendin e 10 për këtë statistikë./Sport Ekspres/