Strakoshën nuk e tradhëton vetëm penalltia,  duhet të “puth” edhe dy herë shtyllën

Në Olimpico derbi i kryeqytetit është mbyllur në paqe mes dy ekipeve. Lazio ka barazuar 1 me 1 ndaj Romës në një ndeshje që dhuroi shumë mundësi për gol. Një i tillë u anullua lacialëve në minutat e fundit, duke ndarë vetëm nga një pikë mes skuadrave.  Roma shënon e para me Kolarov. Mbrojtësi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë duke hedhur Strakoshën në të djathë, ndërsa topin në të majtë. Gardiani shqiptar vuan ende në pikën e bardhë duke mos pasur mundësi për të bërë “heroin”.

Megjithatë mbremja nuk ishte e mirë për Strakoshën. Portieri i Kombëtares nuk e tradhëtoi  vetëm penalltia por edhe mbrojtja me hapsirat e pambuluara. Kështu që, Strakosha duhet të “puth” të paktën për dy herë shtyllën nga disa gola të sigirtë. Gjuajtjet e njëpasnjëshme të Zaniolo përfundonin për fatin e mirë të lacialëve në shtyllën e Strakoshës. Në fund të ndeshjes nota 6 për gardianin shqiptar i cili veç penalltisë dhe shtyllave, ka pasur nja ndeshje normale./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *