Strakosha “zhduket” me një tjetër lëndim të çuditshëm, Lacio gjen zëvendësuesin te klubi i Serisë A

Marrëdhënies mes Lacios dhe Strakoshës duket se i ka ardhur fundi. Pepe Reina ka abonuar portierin shqiptar me stolin këtë sezon, me këtë të fundit që nuk e ka përtypur lehtë një fakt të tillë. Në media është raportuar edhe për një përplasje të Strakoshës me skuadrën, duke hedhur dorezat e tij e duke lënë më pas stërvitjen, ndërsa bardhekaltrit do të largonin zërat me një njoftim për dëmtim.

Por një tjetër lëndim i çuditshëm vjen për Strakoshën. Mediat italiane raportojnë se portieri i Kombëtares shqiptare është “zhdukur” përsëri nga qendra stërvitore, ndërsa te Lacio përflitet për një lëndim në gju. Në kryeqytet e kanë kuptuar se ndarja duket e vetmja rrugë për të dy palët dhe po mendojnë për zëvendësuesin. Bardhekaltrit hedhin sytë nga porta e Veronës, aty ku luan Silvestri, i cili përmbush kriteret e lacialëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *