“Strakosha është një nga më të mirët”, ish-portieri i Lacios për dilemën e Sarrit: Njëri është garanci, tjetri talent

Për Lacion vijon ende dilema në lidhje me gardianin që do i dorëzohen çelësat e portës për sezonin e ardhshëm. Strakosha humbi hierarkinë e tij në klub vitin e shkuar me Inzagin, ndërsa tani pret të mësoj se cili do të jetë pozicioni i tij në skuadër me Sarrin. Në lidhje me këtë temë ka folur edhe një ish-portier i bardhekaltërve, Valerio Fiori. Ky i fundit është prononcuar për mikrofonin e “Radiosei”, ku jep gjykimin e tij në lidhje me të dy portierët e Lacios.

“Reina është shoku im, kam pasur fatin ta takoj te Milani kur ai ishte zëvendës i Donarumas. Lacio është me fat sepse ka dy portierë të mëdhenj. Më pëlqen Strakosha dhe e konsideroj atë një nga më të mirët në rolin e tij. Njëri është garanci brenda dhe jashtë fushës, tjetri është një talent me ende hapësirë ??të madhe për përmirësim. Spanjolli gjithashtu e njeh Sarrin dhe filozofinë e tij që kur kanë qenë së bashku në Napoli. Cilido që të jetë portieri, porta e Lacios do të jetë në duar të mira”,  ka thënë Valerio Fiori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online