“Strakosha? Do e rris si Donarumën“, Reina i hap krahun gardianit shqiptar: I respektoj hierarkitë

Thomas Strakosha duket se kishte hipotekuar vendin e tij në portën e Lacios, pozicion në të cilin nuk kishte konkurrent prej kohësh. Madje sezonin e shkuar ka luajtur të gjitha ndeshjet e mundshme të badhekaltërve. Megjithatë këtë verë një emër i njohur dhe me shumë vite eksperiencë europiane nga pas mbërriti në kryeqytetin italian. Firma me Pepe Reinën bëri që shumëkush të mendojë se tashmë vendi dikur 100% i sigurt për gardianin shqiptar te Lazio të lëkundet.

Por në konferencën për shtyp, portieri spanjoll duket se vjen me një tjetër qëllim. Padyshim që dëshira për të zbritur titullar brenda katërkëndëshit nuk mungon, por Reina tregon përulësi, teksa thekson se do të respektojë hierarkitë dhe nënkupton në një farë mënyrë se porta i takon Strakoshës. Madje një detyrë tjetër duket se lind për ish-portierin e Milanit, i cili do të përpiqet të rrisë sa më shumë nivelin e gardianit të Kombëtares shqitpare, në të njëjtën mënyrë si bëri edhe me Donarumën te Milani.

“Unë i respektoj hierarkitë. Strakosha ka bërë mirë për 4-5 vite. Do e ndihmoj Thomasin, por në të njëjtën kohë do më pëlqente të luaja sa më shumë ndeshje të jetë e mundur. A mund ta ndihmojë Strakoshën të rritet? E kam bërë gjë të tillë te Milani dhe mendoj se Donaruma është rritur shumë. Padyshim që merita, për pjesën më të madhe, eshtë e tija. Këtu nuk do të jetë aspak ndryshe. Do jam më të mirën time që të shtyj Strakoshën dhe të jem gati”, ka thënë Pepe Reina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online