Stiven Xherard “përkëdhel” heroin Eros Grezda

Eros Grezda ishte një prej heronjve të Rejnxhërs, të cilët u rikthyen pas disfatës me Spartakun e Moskës në Europa League dhe fituan 7-1 në Premier Ligën skoceze përballë Madhëruell. Sulmuesi shqiptar dha një asist dhe realizoi dy gola, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Performanca e talentit kuqezi, u vlerësua nga tifozët në stadiumin “Ibroks”, të cilët po binden se ai do të jetë ylli i ri i ekipit, ndërsa lëvdatat erdhën edhe nga trajneri i skuadrës. Pas ndeshjes, Stiven Xherard foli me superlativa për Grezdën, lojtarin e blerë për afro 2,5 milionë euro gjatë verës nga Osijeku.

“E prisja këtë moment që Grezda të shpërthente. Vetë Erosi e priste këtë moment dhe të njëjtën gjë mund të themi edhe për tifozët. Sot më në fund, ai erdhi. Mendoj se sot patë cilësitë që zotëron ky lojtar”.

Duke folur për 23-vjeçarin, ish-legjenda e Liverpulit vazhdon të këmbëngulë, ashtu siç bëri në fillim të sezonit, se Rejnxhërsi pret edhe më tepër nga Grezda: “Shënoi dy gola dhe dhuroi lëvizje të bukura në disa momente të lojës. Besoj se Erosi mund japë më shumë dhe të përmirësohet më tepër. Presim edhe më shumë prej tij dhe kam besim se përgjigjet do të vijnë në fushë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *