“Stili i lojës së Lazios më përshtatet”, Muriqi i ka ambiciet më të larta se bardhekaltrit: Dua të luaj për më të mëdhenjtë në botë

Vedat Muriqi bëri hapin më të rëndësishëm të karrierës së tij ditën e sotme. Shtatlarti shqiptar tashmë është zyrtarisht lojtar i Lazios. Një rrugëtim i vështirë por që po shkon në gjithnjë e më shumë në rritje, teksa vite më parë mbante fanellën e Teutës veshur, ndërsa pas shkëlqimit me Rizespor dhe Fenerbahçen plotëson ëndrrën për të luajtur në një nga kampionatet më të forta të botës.

Megjithatë ambiciet e Muriqit nuk përfundojnë këtu. Sulmuesi dardan është shprehur se vitet e ardhshme dëshiron të luajë me klubet më të mira të botës, ndërsa nuk e fsheh gëzimin që është pjesë e bardhekaltërve. Sipas tij loja që aplikon Lazio i përshtatet më së mirid he shpreson të ndihmojë skuadrën italiane me golat e tij.

“Unë e shoh veten të përshtatshëm për stilin e lojës së Lazios. Ata luajtën me dy sulmues në shumicën e ndeshjeve të sezonit. Më thanë se kishin nevojë për një sulmues si unë. Dhe gjithashtu menjëherë i dhashë përparësi këtij klubi. Qëllimet? Së pari, suksesi kolektiv, pastaj ai individual. Unë jam duke shkuar në një ekip të ri, shpresoj se golat e mia mund të ndihmojnë. Unë dua të luaj në klubet më të mëdha në botë në vitet e ardhshme. Do të bëj më të mirën për Lazion”, ka thënë Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *