“Ka një piranja për menaxher”, Hënes shpërthen për Alaba: Është e gjitha për para

David Alaba është kthyer në një çështje te Bajerni i Mynihut. Mbrojtësi austriak ka një kontratë që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Bavarezët kërkojnë ta mbajnë për më gjatë në skuadër, por futbollisti refuzon të hedhë firmën në kontratën e re. Diçka e tillë i ka sosur durimin edhe Uli Hënesit, i cili ka shpërthyer kundër menaxherit të Alaba.

“Ai ka një piranja lakmitar për menaxher. Alaba e lë veten e tij të ndikohet shumë nga ai. Kjo është e gjitha për para. Ai është në klubin më të mirë në botë. Ku do të shkojë tjetër? Jemi takuar disa herë për kafe në javët e shkuara, por për shkak të Zahavit nuk kemi mbërritur ende në një rezultat”, ka thënë Hënes për “Sport1“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online