Stërvitja e parë në dëborë, “ngrijnë” afrikanët e Skënderbeut

Një ditë e pazakontë ishte e djeshmja për Skënderbeun. Në orën 10:30, të gjithë futbollistët dhe stafi teknik kanë qenë në ambientet e stadiumit “Skënderbeu”, ku në orën 11:00 ishte planifikuar seanca e radhës stërvitore. Por jo gjithçka shkoi mirë në këtë moment, pasi reshjet e dendura të dëborës kishin mbuluar fushën me bar natyral të aneksit të stadiumit. Ishte e vështirë që fusha të pastrohej për disa minuta dhe në këto kushte trajneri Daja urdhëroi që të bëhej gati fusha me bar sintetik, pasi ishte më e lehtë që ky terren të pastrohej.

Pas më shumë se 60 minutash pritje, Daja dhe të tijtë kanë dalë në stërvitje, ku pjesa më e madhe e futbollistëve ishin të veshur trashë. Shumë lojtarë kishin vendosur kapuç në kokë, ashtu si dhe vetë trajneri  Daja. E vështirë ishte kjo seancë veçanërisht për lojtarët afrikanë të Skënderbeut, që nga Ali Soue dhe me radhë Xhejms, Nimaga dhe Demte. Për dy lojtarë kjo ka qenë hera e parë, pasi këtë vit kanë ardhur te Skënderbeu. Bëhet fjalë për Ali Soue dhe Demte, të cilët kanë “ngrirë” në stërvitje, edhe pse në fakt ishin mbështjellë mirë. Kjo ishte seanca e dytë stërvitore e Skënderbeut në qytetin juglindor dhe kanë mbetur edhe dy të tjera deri të premten, kur starton ndeshja ndaj Teutës. Sot, sipas stafit teknik, seanca do të startojë në orën 11:30 dhe pritet që sërish të zhvillohet në kushte të vështira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online