Enriko Papa ka impresionuar në elitën e futbollit të Rumunisë me paraqitjet e tij. Me shiritin e kapitenit te Botoshani, mesfushori shqiptar ka mbajtur nivelin e lartë dhe për këtë arsye konsiderohet i pashitshëm prej kohësh nga presidenti i klubit. Së fundmi është Steaua e Bukureshtit që kërkon transferimin e tij. Sipas asaj që zbulon “Ora News”, gjigantët rumun paraqesin 400 mijë euro te arkat e klubit të Botoshanit.
Ndërkohë 150 mijë euro do të jepen në dorë për Enriko Papën pas firmës dhe rroga e tij do të jetë rreth 20 mijë euro në muaj, duke përfshirë edhe bonuset. Një kontratë kjo që do të jetë për dy vite me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër. Vetë Enriko Papa kërkon që ta sfidojë veten në një aventurë të re, por problemi kryesor është presidenti i Botoshanit i cili nuk po e lejon kalimin e mesfushorit as pas kësaj oferte, duke i thënë: “Unë do të jap më shumë se oferta që erdhi për ty”. /Sport Ekspres/