Një ndeshje tipike e Turqisë! Koniaspori i lojtarëve shqiptarë eliminohet nga Kupa me 9 gola, “ringjallet” Fabio Borini

Shumë emocione dhe gola ka prodhuar ndeshja mes Karagumruk dhe Koniaspor. Një ndeshje tipike e Turqisë mes një rezultati që prodhoi lumë realizimesh. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 2-2, ndërsa e dytë me rezultatin përfundimtar 4-4.

E gjitha kjo falë Fabio Borinit, ish-sulmuesit të Milanit që realizoi dopietë në 45 minutat e dytë. Ndeshja vazhdoi në 30 minutat e shtesës dhe do të mbyllej me golin e Mor për ta kualifikuar Karagumruk dhe për t’i dhënë fitoren 5-4. Cekici do të aktivizohej në minutën e 78 të takimit, ndërsa Bytyqi hyri nga stoli në të 59. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online