Premier League e Rusisë ka mbyllur sezonin, ku Akmat Grozni ia ka dalë të mbijetojë edhe për një tjetër vit. Një sezon mjaft pozitiv ka qenë edhe për Odise Roshin. Mesfushori shqiptar ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar një asist në 26 ndeshje të zhvilluara në kampionat, duke dhënë kontributin e tij në mbajtjen e skuadrës në elitë.
Por Roshi mund të krenohet me një statistikë të nxjerrë nga faqja zyrtare e “Premier League“. “Raketa” kuqezi është i treti në listën e dribluesëve më të suksesshëm të kampionatit që lanë pas. 62% është saktësia e driblimeve për mesfushorin nga Fieri, që në 110 tentativa , 68 herë ia ka dalë të kalojë me sukses kundërshtarin. Përpara tij gjendet vetëm Nikola Vlasiç dhe Joa Mario./Halit Delibashi-Sport Ekspres/