Statistikat më të çuditshme vijnë nga Lyon-Monaco, si të shënosh 4 gola pa mbajtur topin

0

Lioni ka fituar thellë ndaj Monakos në “Ligue 1” në shifrat 4-1, duke bindur në rezultat dhe në këtë mënyrë është afruar më tepër me zonën e Europës. Por nga ana tjetër këto shifra nuk pasqyrojnë aspak 90 minutat e takimit. Ekipi i Lionit ka fituar 4-0 që në pjesën e parë, atje ku ka ndodhur edhe një rast i rrallë.

Vetëm 27% zotërim të topit ka pasur skuadra vendase, ndërsa Monaco ishte në zotërim me 73% duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për të mbërritur te goli. Nga krahu tjetër kanë mjaftuar 4 goditje drejt portës që të tundej rrjeta në çdo tentativë, me efektivitetin e lartë që vendosi fatin e takimit, duke surprizuar tërësisht Monakon. Si të shënosh 4 gola duke ia falur topin kundërshtarit? Te Lioni e kanë gjetur zgjidhjen… /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.