Statistikat i ka me vete/ Sulmuesi shqiptar shpallet dribluesi më i mirë në Kroaci, tifozët e zgjedhin të riun më të mirë

Kroacia ka mbyllur sezonin 2020/2021, me Dinamon e Zagrebit që ngre sërish trofeun e kampionit. Në këtë përfundim sezoni mediat kroate kanë nxjerrë edhe statistikat e lojtarëve, të cilat flasin edhe për Emir Sahitin. Futbollisti shqiptar ka shkëlqyer në këtë edicion me Sibenikun, ku numëron 7 gola dhe 2 asisit.

Por përpos kësaj, Sahiti ka qenë edhe lojtari që ka ditur të driblojë më shumë se të tjerët në Kroaci. Me 10 driblime kundër Istras është i vetmi që ka një numër të tillë gjatë një ndeshjeje të vetme, ndërsa 48 driblimet në total e rendisin më të mirin në kampionat në këtë aspekt.

Ndërkohë, “Prvahrvatskaliga” ka shpallur sulmuesin shqiptar si lojtarin më të mirë të ri në elitën e futbollit kroat. Kanë qenë 41 mijë vota në total ato që e kanë veçuar emrin e 22-vjeçarit mes të tjerëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online