Dita e parë e javës së tretë në grupet e Champions League konfirmoi Juventusin, si një prej skuadrave më në formë në kontinent, por u shoqërua edhe me statistikat të tjera mjaft interesante. Nga shkëlqimi i Romës, te Mançester Sitit që thyen “mallkimin” anglez, për të vazhduar te Reali i Madridit, që më në fund kthehet të fitojë, edhe pse kontestimet në “Bernabeu” vazhdojnë.
5 – Juventusi ka fituar pesë ndeshje me radhë jashtë fushe për herë të parë në histori ndërmjet Champions League/Kupës së Kampionëve (bardhezinjtë kishin fituar tre në edicionin 2017/18).
4 – Ajo përballë Juventusit, ishte humbja e katërt në shtëpi për Mançester Junajtid në 13 ndeshjet e fundit të luajtura në “Olld Traford” në të gjitha kompeticionet: kaq disfata përballë publikut të tyre i kishin pësuar më parë në 81 ndeshje të luajtura.
150 – Edin Xheko (Roma) dhe Paulo Dibala (Juventus) luajtën ndeshjet e 150-ta me skuadrat e tyre në të gjitha kompeticionet.
3 – Çengiz Ynder ka qenë pjesë aktive e tre golave të fundit të Romës në dy ndeshje të Champions League (dy gola dhe një asist), një më tepër krahasuar me gjashtë ndeshjet e mëparshme.
29 – Goli i parë i Romës, i realizuar nga Edin Xheko, erdhi pas 29 pasimeve të lojtarëve verdhekuqë: ky është qarkullimi më i lartë i topit në ChampionsLeague prej tetorit 2017, në golin e Lukas Dinjes (29 pasime) në ndeshjen Barcelona-Sëllti.
1 – Mançester Siti është skuadra e parë angleze që fiton në fushën e Shakhtar Donjeckut në kupat e Europës, me ukrainasit që në shtëpi kishin koleksionuar pesë fitore dhe dy barazime përballë skuadrave nga ishulli.
14 – Karim Benzema bëhet lojtari i tretë në historinë e Champions League, që shënon në 14 edicione radhazi të turneut, pas Lionel Mesit dhe Raul Gonzalez.
31 – Reali i Madridit ka fituar ndeshjen e parë prej 22 shtatorit 2018, ku në atë rast mposhti 1-0 Espanjolin në La Liga. Plotë 31 ditë pritje për “Los Blankos”.
3 – Lioni ka shënuar tre ose më tepër gola në një ndeshje në transfertë në Champions League, për herë të parë prej dhjetorit të vitit 2011, kur shkatërroi 7-1 Dinamon e Zagrebit në Kroaci.