Ndeshja e Vlorës pati ngjarje pa fund sot, me disa pretendime për penallti të Flamurtarit, pretendim për penallti nga Partizani, një faull pro Partizanit në aksionin e fundit të ndeshjes dhe më pas penalltia e dyshimtë që vendosi fatet e ndeshjes.
Protagonist absolut Enea Jorgji, natyrisht, i cili edhe në momentin e penalltisë hezitoi dhe duket se mori një sinjalizim nga ndihmësit e vet.
Megjithatë, ra në sy reagimi jashtë normave i Sulejman Starovës, i cili fillimisht debatoi ashpër me arbitrin e katërt, duke e prekur edhe me duar, ndërsa më pas iu vërsul Jorgjit, duke e kapur për krahu dhe duke e shtyrë fort.
Në një vend tjetër, një gjest i tillë do të kushtonte shumë shtrenjtë, por edhe këtu te ne, ku njihemi për tolerime e lëshime, Starova do ta pësojë shtrenjtë.
Ka precedentin e Kukësit, ku u pezullua dy ndeshje, ndërsa këtë radhë e teproi dhe pritet një masë ndëshkimore shumë më e rëndë.
Gjithsesi, pas ndeshjes në Supersport Starova deklaroi se pezullimi i tij nuk ka asnjë rëndësi, sepse Partizani ka staf të kompletuar, me disa trajnerë.
PSE MOS ME E PRIT FORTUNA ENEA JORGJIN TE PAFTYRIN BON SI BOSSI THU SE ASHT PRONAR I SUPERLIGES