Starova: Pritja e Federatës për titullin e vjetshëm, pa kuptim. Me Çanin dështuam

1

Sulejman Starova është shfaqur sot para gazetarëve, për të prezantuar ndeshjen e Partizanit në Gjirokastër, kundër Luftëtarit. Nga kjo sfidë, të çështjet e tjera, hapi është i shkurtër dhe Starova ndalet edhe të titulli i sezonit 2015/16, që i është hequr Skënderbeut, por ka mbetur në ajër.

SFIDA NË GJIROKASTËR –  “Hasan Lika është një mik i ngushtë u imi, e ka ndryshuar fytyrën e Luftëtarit si me shkop magjik. Luftëtari u është kthyer ndeshjeve të mira, mund të merte më shumë pikë. Për rrjedhojë, kanë filluar të evidentohen edhe lojtarët cilësorë që ka kjo skuadër. Fakti tregoi që me Kamzën, skuadrën më të mirë të momentit, jo vetëm e fitoi ndeshjen, por e dominoi edhe me lojë. Të dy skuadrat luftojnë për fitoren, do fitojë më i miri.”

SUKAJ – “Për Sukajn unë e di që ka marrë leje. Përveç Kalarit, grupi që luajti është i plotë. Nuk do të ketë risi në grumbullim.”

MERKATO – “Na duhen përforcime në të gjitha repartet, por nuk e kam mendjen fare çfarë do bëjmë në janar. Po mendojmë vetëm për Luftëtarin.”

SYNIMET NË KAMPIONAT – Ecim me moton nga ndeshja në ndeshje. Skuadra ka ndryshuar për mirë, kemi marrë më shumë pikë se skuadrat e tjera në këtë fazë, por nuk ekzistojnë ndeshje të lehta më. Secili kundërshtar ka vështirësitë e veta. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë.

POLICIA DHE GJOBA E FUNDIT – “Policia nuk është e PËRGATITUR, për mendimin tim. Duhet nivel i lartë. Një nga viktimat ishte dhe dhëndri im, që u masakrua barbarisht. Shkoi të merrte kartën e identitetit dhe e masakroi policia. Ne u vonuam dhe u dënuam. Unë e di sipas rregullores që mund të ishte një masë paralajmëruese”.

 

 

LUFTA PËR TITULLIN 2015-2016 – “Ai titull nuk ka ku të shkojë, se është i yni. Është i joni për faktin se skuadra e ka marrë dënimin dhe Ilir Shulku thotë që nuk është UEFA që e jep. UEFA ka dhënë një dënim, Federata ka dhënë një dënim tjetër të formës së prerë. Në qoftë se duan ta lenë kampionatin pa fitues, fshijnë një pjesë të historisë. Automatikisht jemi ne skuadra që e meritojmë atë titullin. E quajmë që Skënderbeu ka dalë kampion në fushë, por dënimi ka ardhur. Vendi i dytë ishte vendi i Partizanit. Nuk e di se çfarë presin. Unë e kam thënë që ditën e parë që na takon ne ai kampionat, sipas rregullores që ndodh në gjithë botën.

 

 

MISTERI EDGAR ÇANI – “Nuk ka SHANS të luajë këtë vit. Nuk ka gjendje shëndetësore në rregull. Është një vonesë e pashpjegueshme. Koha e rikuperimet është larg. Partizani si ka shpresat te një person i vetëm. Individi është në funksion të kolektivit. Fakti që nuk është aktivizuar lojtari ku investuar më shumë, quhet një dështim nga ana jonë”.

You might also like
1 Comment
  1. Pordhizani says

    Ky plasi per titull.!Po ke bythe mere tani ….plase deri sa u fute tranjer perseri i bere te gjithe lemsh ne klub ….me ne fund ja ku je te shohim sa vlen !

Your email address will not be published.