Broshka: E mundim Ilirinë, por nuk është hakmarrje

Apolonia nuk e nënvleftëson aspak Ilirinë. Skuadra fierake po përgatitet me përkushtim dhe seriozitet maksimal, me të vetmin objektiv: fitoren, një rezultat që do të rriste besimin në grup, por edhe pozicionet e Apolonisë në klasifikim. Pas fitores në Shënkoll, “oreksi” i fierakëve është shtuar dhe ata synojnë fitoren e radhës. Situatën dhe objektivin për këtë takim e shpreh Klajdi Broshka, një ndër të paktët futbollistë që i ka luajtur të gjitha “minutat fierake” këtë kampionat, madje pa asnjë ndëshkim në 900 minuta. Elbasanasi ka fituar “statusin e veteranit” tek Apolonia, jo për moshën, por për shkak se luan sezonin e pestë në “Loni Papuçiu”.

“Dy fitore radhazi kanë krijuar qetësinë e duhur dhe një gjendje psikologjike shumë të mirë në skuadër. Mbi të gjitha, na është shtuar motivimi për të ruajtur këtë formë, këtë ecuri. Nuk ka qenë e lehtë as me Bylisin e as me Shënkollin, por kemi fituar në sajë të shpirtit të garës dhe bindjes në forcat tona. 5 gola në dy ndeshje janë tregues shumë pozitiv dhe ne kemi treguar se çfarë është në gjendje të bëjë ky ekip, ndonëse me shumë elementë të rinj në organikë. Ka besim brenda grupit, ka pozitivitet, ndaj dhe jemi optimistë për takimin e radhës. Luajmë me Ilirinë, tjetër skuadër “mysafire” e re në grupin tonë, por që ne e respektojmë. Kemi humbur fazën e parë dhe ata na kanë shënuar 3 gola, më shumë se çdo kundërshtar tjetër në transfertë, edhe pse ka qenë vetëm java e dytë. Ne nuk e shohim si hakmarrje këtë ndeshje, por si nevojë vazhdimësie për objektivat tona. Besoj se nuk do të zhgënjejmë dhe do të bëjmë “detyrën” në fushën tonë, fitoren”, thotë mes të tjerash për “Sport Ekspres”, Broshka i Apolonisë.

Mikel Mbriçaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online