Starova: Luajtëm më mirë, klasi i kundërshtarit na ndëshkoi

Laçi ka marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e turit të parë eliminator të Europa League daj Gapoel Ber Sheva. Pas ndeshjes përpara mikrofonit është shfaqur trajneri i Laçit, Sulejman Starova. Tiranasi nuk shfaqet shumë i lumtur për rezultatin, megjithëse është i kënaqur për lojën e bërë.

Deklaron se pregatititja fizike dhe cilësia e kundërshtarit ishte ajo që vulosi barazimin. Mendon se luajtën me mirë se kundërshtari. Nuk e sheh veten favorit në ndeshjen e kthimit prej atij goli të pësuar në ndeshjen e kthimit.

“Jam i kënaqur nga loja, mendoj se luajtëm më mirë se kundërshtari pavarësisht nivelit të skuadrës që kishim kundër. E kishim menduar lojën për t’u mbrojtur mirë, pasi kundërshtari mund ta zgjidhte situatën në mënyrë individuale. Mendoj se dhe të pranishmit këtu u kënaqën. I lamë terren kundërshtarit, pasi vetëm kështu mund t’i përballonim ata”.

“Përgatitja fizike e kundërshtarit bër të vetën. Goli i pësuar ishte një meritë e atyre, skuadra ishte e rreshtuar mirë, por klasi i tyre bëri që ne të ndëshkoheshim. Nuk kam çfarë të ndryshoj në ndeshjen e kthimit. Ne do luajmë lojën tonë. Të shpresojmë për një rezultat pozitiv”.

“Goli jashtë fushe na penalizon shumë. Këto janë rregullat. Favorit është Hapoel Ber Sheva padyshim, por ne nuk kemi çfarë humbim. Pse jo të mos fitojmë e të bëjmë një ndeshje me dinjitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *