Starova e Trashi, të dy fajtorë

Partizani është në siklet për çështjen e shëmtuar Starova-Trashi, me dy protagonistët e sherrit absurd në Turqi që nuk tërhiqen nga pozicionet e tyre. Njëri është trajner dhe person me shumë ndikim në klub, tjetri është ndër lojtarët më të rëndësishëm vitet e fundit.

Zgjidhja? Partizani i gjobit të dy, vendim i drejtorit të përgjithshëm Olsi Rama.

Jo vetëm kaq, sepse Trashi do të stërvitet me Partizanin B për një periudhë kohe, por jo prishje kontrate. Te Partizani e dinë mirë që Trashi do ishte një përforcim i madh për rivalët direktë, ndaj nuk kanë ndërmend të lënë të lirë, edhe pse mesfushori nuk ka ndërmend të punojë më me Starovën dhe tashmë pret të largohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *