Sulejman Starova, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Luftëtarin analizoi takimin e humbur dhe golin e pësuar. Gjithashtu ai foli për ndeshjen në përgjithësi në emisionin “Gol pas Goli” në Superiore dh theksoi se nuk ka ndonjë peng, pasi mendon se Laçi i tij luajti mirë.
“Pjesën e parë skuadra më pëlqeu, nuk na rrezikoi kundërshtari. Nuk ishte dita më e mirë e sulmueseve. Gabuam në qendër te goli, duhej kujdes me Dungën, një ta sulmonte dhe një ta mbante. U ç’orientuam pas golit. Humbëm pastaj raste me Mane, Mersinaj dhe Gjonin. Luajtëm mirë, por nuk futëm gjë në xhep. Kjo ndeshje iku, do përpiqemi të grumbullojmë sa më shumë pikë. Atëherë bëhen llogaritë”.
“Ata u futën në panik për të mbrojtur rezultatin. Skema 3-5-2 ishte efikase në pjesën e parë. Goli i prishi ekuilibrat, sulmojmë me të gjithë. Mund edhe të pësonim. Më mirë humb 2-0, se sa të mos përpiqesh. Luajtëm mirë, por nuk morëm pikë”.
“Nuk ishte çështje vendosje, Ishin të qarta detyrat. Të vjen keq kur ka shtyrje taktike. E kam parasysh golin, nuk kam pse e shoh. Ka gabuar në ndërhyrje Mersinaj, duhet ta ndiqte”.
Luftëtari ka pasur skuadër të mirë. Edhe kur isha lojtar kishim probleme këtu. Ata po luftojnë për mbijetesë dhe vështirësia dihet. Nuk kam pishman gjë. Të gjithë do gabojnë. Për lojën nuk kam pishmane”.