Stankoviç: Juventusi i përket një lige tjetër, luftohet për vendin e dytë

Të gjithë tifozët e Interit kujtojnë me mallëngjim sezonin 2009/2010, kur në krye të skuadrës ishte Zhose Murinjo dhe kapiten ishte Havier Zaneti. Tripleta e atij sezoni kujtohet ende nga tifozët zikaltër, ku pjesë e atij ekipi ishin shumë yje.

Pjesë e skuadrës gjithashtu ishte dhe ish-mesfushori Dejan Stankoviç, i cili kaloi plot 9 vite me fanellën zikaltër, duke u shndërruar në një beniamin për tifozët e skuadrës zikaltër. Serbi është rikthyer të flasë për Serinë A dhe për Interin në një intervistë për mediat italiane, ku është shprehur se në Serinë A luftohet për vendin e dytë pasi Juventus është më lart se ekipet e tjera.

INTERI – “Po bëjnë mirë. Në fakt e prisja këtë ecuri, pasi janë një skuadër mjaft e konsoliduar dhe po përmirësohen nga ndeshja në ndeshje. Kanë një sulmues të shkëlqyer si Ikardi, i cili gjithashtu po përmirësohet shumë. Gjithashtu kanë një stol me mjaft kualitete, që do të thotë se ekipi mund të mbështetet dhe te lojtarët rezervë”.

TITULLI DHE DERBI – “Për titull kampion dua të jem i sinqertë, pasi Juventus po luan në një ligë tjetër, e gjithë gara do të bëhet për vendin e dytë. Derbi do të jetë një ndeshje e bukur dhe nuk dua të jap parashikime, pasi janë ndeshje të cilat nuk mund të parashikohen. Milani është zgjuar dhe do të jetë një ndeshje e vështire, por shpresoj që në fund të fitojë Interi”, ka përfunduar ish-mesfushori zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *