Stamford Bridge po quhet mallkimi i qendërsulmuesve. Rasti më i freskët ishte ai i Lukakut që pas shkëlqimit te Interi, do të shkonte te londinezët. Jo vetëm që nuk arriti të mbante të njëjtën lartësi, por zhgënjimi ishte i madh pasi nuk arriti për asnjë moment të vetëm që të përligjte besimin. E njëjta gjë ndodhi edhe me Abraham.
Te Chelsea u konsiderua si një lojtar i dobët, por kur mbërriti te Roma, u kthye në lojtar kyç me golat e shënuara. E njëjta histori kishte ndodhur më herët me Ëerner, me Radamel Falcao apo Alvaro Morata. Pa harruar edhe Gonzalo Higuain, që ishte hija e vetvetes në Londër. Tashmë është Armando Broja që do të luftojë për të marrë një vend në vijën e parë të sulmit te Chelsea me miqësoret përgatitore para sezonit të ri. A do të arrijë sulmuesi shqiptar që të thyejë këtë mallkim? /Sport Ekpres/