Stadiumi i Tottenham kthehet në karantinë/ Salla e medias është bërë dhomë konsultimi, zhveshtoret kthehen në klinika

Në Angli shifrat e të prekurve nga virusi Covid-19 po bëhen dita-ditës të frikshme. Mbi 98 mijë persona janë të prekur nga pandemia teksa regjistrohen mbi 12 mijë viktima. E në kushtet kur spitalet kanë shkuar përtej çdo kapaciteti duke vështirësuar punën e ekipeve mjeksore. Për t’u ardhur në ndihmë bluzave të bara disa stadium të “Premier League” kanë hapur dyert e tyre nëshërbim të nevojave mjekësore.

Stadiumi i Tottenham bëhet ambjenti i parë sportive që kthehet në një karantinë për pritjen e rasteve të reja. Dhjetra mjekë dhe infermier po shërbejnë pranë këtij stadium duke modifikuar edhe abjenetet e tij për t’u përshtatur kushteve higjeno-sanitare. Sipas raportimeve të mediave angleze, zona e hyrjes së medias dhe kafeteria e stadiumit është kthyer në sallë pritëse të pacientëve të dyshuar. Salla e intervistave është kthyer në dhoma konsultimi dhe skanimi ndërsa zhveshtoret e lojtarëve janë shëndruar në klinika ku jepet shërbim. Drejtuesit e stafit mjekësorë janë shprehur falenderuese ndaj mundësisë që u është thënë për të shfrytëzuar ambjente të tilla në ndihmë të njerëzve në nevojë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online