Vazhdojnë hetimet e Prokurorisë rreth aferës korruptive për stadiumin e ri të Romës. Bëhet fjalë për një shifër mbi 400 mijë euro. Para të cilat sipërmarrësi Luka Parnasi, nëpërmjet aktivitetit të tij të financimit politik, i’a garantoi shoqatës “Më tepër zëra”, e lidhur me forcën politike Lidhja e Veriut dhe fondacionit “Eju”, që njihet për lidhjet me Partinë Demokratike.
Ky është përfundimi i hetimeve të Prokurorisë së Romës, rreth projektit të stadiumit të ri, që pritet të ndërtohet nga klubi verdhekuq. Kalimi i parave, nuk lidhet në mënyrë të drejtpërdrejt me stadiumin, ndërsa çështja mbetet e rrethuar nga misteri. Kjo situatë ka bërë që edhe sot, të mos ketë asnjë garaci rreth kohës që do të duhet për të realizuar projektin.
Konstruktori i stadiumit ka ngritur një sistem fondesh, të destinuar për politikanë dhe struktura pranë partive politike në Itali. Në vitin 2015, Parnasi i garantoi shoqatës “Më tepër zëra” plot 250 mijë euro, ndërsa më pas u akuzua për financimin e shoqatës “Eju” me 150 mijë euro, për llogari të deputetit të demokratëve, Bonifaci, në prag të zgjedhjeve të 4 marsit të kaluar.