Stadiumet shqiptare për “diarre”, qeshni o të mjeruar!

Koment nga Anton Cicani

Nëse do të ishte ende gjallë dhe nëse do të kisha mundësi, sigurisht që një pyetje do të doja t’ia drejtoja Andi Uarolit (Andy Warhol), ish-shkrimtarit, skulptorit, regjisorit, aktorit dhe skenaristit më ndikues në shekullin e XX sa i përket figurës së Pop Artit… Dhe, e dini cila do të ishte ajo?

“Kur ju thatë, zoti Uarol, se “në të ardhmen çdokush do të ketë mundësi që të bëhet i famshëm për të paktën 15 minuta në jetën e tij”, e kishit fjalën edhe për të qenë në qendër të vëmendjes thjesht si prezantim dhe ilustrim i masmedias moderne?”

… Por, zoti Uarol nuk jeton më dhe ndaj pyetja ime mbetet “në hapësirë”. Dhe, në shoqërinë e sotme, ku mjafton të ulësh pantallonat në sheshin “Skënderbe” për të dalë në të gjitha faqet e gazetave, lajmeve apo programeve të ndryshme televizive që flasin dhe “përtypin” humor, atëherë ndoshta video amatoriale e asaj vajzës dhe tifozes së Partizanit që po kryente nevojat personale pak metra larg tribunës së stadiumit “Roza Haxhiu” në Lushnjë, ishte thjesht një veprim spontan dhe jo i programuar.

E ndërsa çdokush sot mund të bëjë raportuesin (mjafton celulari që ka në dorë), më e rëndësishme është të kuptosh se çfarë mesazhi sjell ajo që raportohet. Dakord, shumica kanë qeshur, ia kanë treguar shoqërisë e kështu me radhë, ndërsa unë do të doja të ndalesha diku tjetër.

Vajzën në fjalë nuk e njoh, por nëse do të më jepet mundësia, do të doja të isha ashtu si ajo, disa metra, duke kryer nevojat e mia gjithashtu, për të konfirmuar se në çfarë bataku jetojmë. Për të treguar se në çfarë kushtet barbare duhet të qëndrojmë kur shkojmë në stadium. Aty ku për një pikë ujë kacafytesh me policinë. Aty ku tualetet janë vetëm në tre apo katër stadiume. Aty ku të paguash edhe 3 mijë lekë të vjetra dhe të udhëtosh, nuk ke mundësi ku të kryesh nevojat personale dhe nuk të mbetet gjë tjetër vetëm se të dalësh në natyrë.

Ajo vajza ka vetëm një faj, që nuk i kreu nevojat në mesin e fushës! Po, po! Pikërisht aty, sepse në këtë vend të dh***ë, ku njerëzit qeshin sepse nuk qajnë dot, ku njerëzit mbyllin sytë, sepse nuk i mbajnë dot hapur, dhe ku paguajmë për të mos pasur as kushtet më normale të jetesës, stadiumi dhe një ndeshje futbolli është vetëm një fotografi e albumit të shëmtuar…

Dhe, pasi trumbetojmë dhe thërrasim për afrimin e femrave në tribunat e stadiumeve, duhet më parë të kërkojmë që këto pseudo-impiante të ofrojnë të paktën mundësinë që të shkosh në tualet, që të blesh diçka nëse të thahet goja dhe që policia të mos veprojë me turmën ashtu sikur të ishin një tufë me gjedhë dhe jo njerëz…

Kur të jenë realizuar të gjitha këto, atëherë ajo video do të më bënte dhe mua të qesh, por do të duhet shumë kohë deri sa të qesh sërish…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online