Spostohet ndeshja, Flamurtari do të luajë në Elbasan

Flamurtari do ta luajë në fushë asnjëanëse ndeshjen e nesërme kundër Laçit, planifikuar për t’u luajtur në Vlorë. Dënimi me dy ndeshje larg Vlorës nga Komisioni i Disiplinës ka bërë që të kërkohet me urgjencë stadium tjetër.

Fillimisht në Vlorë menduan Ballshin si zgjidhje, edhe për afërsinë gjeografike, por edhe për koston e ulët të stadiumit, në një kohë që stadiumi i Fierit ka një tarifë më të lartë.

Megjithatë, duket se FSHF ka vendosur ndryshe, sepse e ka spostuar ndeshjen në Elbasan. Kështu, Flamurtari-Laçi do të luhet në “Elbasan Arena”, pavarësisht e aty kostoja e hapjes së stadiumit është shumë e lartë.

One thought on “Spostohet ndeshja, Flamurtari do të luajë në Elbasan

  1. Ju bejme thuirrje te gjithe bashkeqytetarev tane vlonjate qe banojne ne Tirane qe nesesr te bejne nje sakrifice te vogel te shkojne ne Elbasan te mbeshtetin ekipin tone.Eshte koha per mbeshtetje te madhe.E verteta do te triumfoje.Legjenda Flamurtar nuk mposhtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online