“Spiunimet” e pretenduara nga Longo japin frytet e veta, Imami ndez festën për Dinamon në minutat e fundit

0

Java e 16 e “Abissnet Superiores“ është mbyllur me fitoren minimale 1-0 të Dinamos. Kryeqytetasit kanë mposhtur Kukësin në “Elbasan Arena” me një gol në realizuar në mënyrë mjeshtërore nga Eni Imami në minutën e 89. Ndeshja ka qenë e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që kanë pasur rastet e tyre. Simoni ka bërë përsëri një paraqitje mjaft pozitive mes shtyllave, teksa në minutat shtesë ka bërë edhe heroin, duke grushtuar një top që po i drejtohej trekëndëshit.

Megjithatë në fund tre pikët shkojnë në kryeqytet. Duket se “spiunimet” e pretenduara nga trajneri Longo për ekipin e Dinamos kanë dhënë frytet e veta. Kukësi humbet kështu shansin të afrohet me Tiranën, duke mos e shfrytëzuar barazimin e marrë nga Vllaznia pak ditë më parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

90‘+5‘- Gjyqtari jep vërshëllimën përfundimtare. Mbyllet me fitoren e Dinamos sfida në “Elbasan Arena”.

89’- Goooool. Eni Imami tregohet i jashtëzakonshëm në zonë. Zotëron bukur topin në zonë pas n jë krosimi nga goditja e dënimit, me një prekje prej sulmuesi e dërgon topin pas shpinës së Tafasit. Në fund dedikimi shkon i gjithi për trajnerin Shkëmbi

87’- Hila zotëron një top në hyrje të zonës por godet në mënyrë të gabuar. Simoni kontrollon topin.

 

75’- Një pasim si me telekomandë i Taipit, por mbrojtësi i Kukësit i heq topin nga këmba Dacit. Simoni ia del mes vështirësive të shmangë një goditje nga këndi.

74’- Taipi kërcënon portën nga jashtë zone. Devijimi i sulmuesit Daci e dërgon topin fare pranë shtyllës së mbrojtur nga Simoni. Kukësi humbet një nga rastet më të mira për të shënuar.

70‘- Një top i gjatë nga mesfusha për Ibrahimin. Kapiteni i Kukësit rrëzohet në zonë, gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

61‘- Denison ekzekuton goditjen e dënimit dhe e dërgon topin në shtyllën e dytë. Ibrahimi nuk e shfrytëzon mundësinë.

60’- Denison lëviz bukur dhe kërkon të hyjë në zonë nga e majta. Sulmuesi ndalet me faull.

46′- Nis pjesa e dytë.

45’+2’- Siljanovski bën një ndërhyrje të gabuar në mesin e fushës. Arbitri i tregon kartonin e verdhë. Nuk i shpëton ndëshkimit as kapiteni Ibrahimi, i cili shkon të protestojë për vendimin e gjyqtarit.

45’+1’- Kukësi shfaqet rrezikshëm me një kundërsulm. Ndreca gabon me shënjestrën dhe e dërgon topin jashtë porte.

34′- Pasiguri në mbrojtjen dinamovite. Simoni lë portën e largon topin. Basha kërkon ta befasojë nga distanca, por topi përfundon në goditje nga këndi.

16′- Ibrahimi lëshon të majtën e tij nga goditja e dënimit. Tafas “fluturon” drejt shtyllës së djathtë dhe grushton topin.

15′- Hila gabon në ndërhyrje. Ibrahimi fiton një goditje dënimi në një pozicion të favorshëm.

13′- Milunovic përpiqet por nuk mund të vazhdojë më gjatë lojën. Diego Longo hedh në fushë Edi Bashën.

1′- Nis sfida në “Elbasan Arena”. Kukësi shkelmon topin e parë nga mesi i fushës.

Kukësi: Tafas, Ndreca, Lulaj, Bytyçi, Sula, Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lukas, Hila, Feizhao, Milunoviç

Dinamo: Simoni, Samake, Imami, Sofranac, Maliqi, Lilaj, Demiri, Siljanovski, Sidibe, Ibrahimi, Denison

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.