Bayern Munich po arrin rezultate të mira në kohët e fundit. Por në dhomat e zhveshjes, situata është krisur. Trajneri i gjermanëve, Nagelsman, është i mërzitur pasi skemat e tij taktike po zbulohen te BILD. Një person brenda klubit i ofron gjithçka mediave të mëdha në Gjermani duke zbuluar plotësisht Bayern Munich.
E teksa mbetet në kërkim të spiunit, Nagelsman kërkon që ta prek moralisht. “Jam i mërzitur. Një person që zbulon diçka të tillë dëmton çdo lojtar, nuk është aspak mirë. Spiunët janë të mbrojtur, kërkimi i tyre është i ndërlikuar. Unë mund të shikohem në pasqyrë dhe kjo është e rëndësishme, ky spiuni nuk mund të shihet. E pyes veten se cili është qëllimi i tij dhe çfarë shpreson? Është e paqartë, e pamundur të jetë vetëm për arsye financiare”, tha Nagelsman. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/