Gabala triumfoi këtë javë dhe një nga golat për skuadrën azere e shënoi Xhejms Adeniji. Gjithsesi ai që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë mesfushori Sabien Lilaj. Korccari ishte titullar dhe dha kontributin e tij në arritjen e fitores kundër Sabah.
Mesfushori nuk luajti deri në fund, pasi u zëvendësua në minutën e 84-t. Ndërkohë Lilaj është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së dhjetë, pasi ka spikatur me lojën e tij të dielën.
Lilaj u transferua këtë verë nga Skënderbeu te Gabala dhe deri më tani është aktivizuar në nëntë ndeshje, tetë prej të cilave i ka nisur nga minuta e parë. Për mesfushorin kjo nuk është aventura e tij e parë jashtë vendit, pasi në të shkuarën është aktivizuar edhe në Kroaci.