Në futboll jemi mësuar të shohim episode nga më të çuditshmet dhe më të pazakonshmet. Një moment sa i pazakontë aq edhe i mrekullueshëm për mënyrën e ekzekutimit ka ndodhur në Rusinë e largët, më saktë në Kazan.
Në një ndeshje midis ekipeve rezervë të Rubinit dhe Uralit ka qenë lojtari i vendasve nga Kazani, Norik Avdalian që ka shënuar një gol që do të mbahet mend gjatë për mënyrën e ekzekutimit. Një penallti e shndërruar në gol, ku lojtari pas goditjes ka bërë njëkohësisht një veprim akrobatik që edhe akrobatët do ta kishin zili.
Ndeshja ishte 1-0 në atë moment për ekipin e Rubin dhe luhej minuta e 55-të. Një guxim i tepruar nga lojtari, por që në fund u shpërblye. Ndoshta Blazhevski apo Mahrez duhet të lënë një takim me lojtarin e Rubin që të mësojnë disa teknika.
What a penalty by our youth academy player Norik Avdalyan!
— Rubin Kazan UK (@RubinKazanUK) October 8, 2018