Speciale/ “Duam një arbitër të ri…me thinja”! Absurditeti më i madh në Superiore, i dëgjuam të gjitha në Shqipëri

Në Shqipërinë tonë njerëzit rriten dhe jetojnë mes agresivitetit, presionit dhe tensionit që ofron jeta e përditshme në shoqërinë ku bëjmë pjesë. E në fund pasqyrohet në ambientet kur ka një grupim njerëzish dhe ku shkohet për të njëjtin qëllim. Shpeshherë është stadiumi mundësia ku nervat shfryhen dhe goja lëshohet për fjalë jo të bukura fort për t’u dëgjuar, por që për personat që bërtasin në këtë gjuhë shihet si çlirim i një stresi të akumuluar.

Në disa raste me kundërshtarët dhe në pjesën tjetër me arbitrat. Koshient jemi edhe për disa gabime të këtyre të fundit, po aq sa edhe kur shkojmë në stadium dhe dëgjojmë sesi arbitri shahet sepse nuk po nis ende loja. Por ajo që duhet të ndalemi, janë kërkesat e bëra nga Superiorja dhe klubet tona sa i përket drejtësis? në ndeshje, shpeshherë kthehen në qesharake dhe absurde.

Kur emrat e vjetër të arbitrimit në elitën e futbollit shqiptar nisën të gabonin, menjëherë erdhi reagimi i parë: “Dënojini ata! Nuk ka rrugë tjetër”. Trajneri Jonuz do të shprehej se kishte ardhur koha për arbitra të rinjë, që t’i jepej mundësia dhe përgjegjësia e një takimi në Superiore. Ashtu siç edhe ndodhi, teksa u dënuan emrat e vjetër dhe automatikisht janë futur disa të rinjë  në garë, për të përmbushur edhe dëshirat e klubeve.

“Po çfarë po talleni me ne ju? Po çfarë janë këto eksperimente që po bëni me ndeshjet tona?”, është përgjigja pasardhëse si për të treguar se në Shqipëri do të ketë gjithmonë ankesa, të çfarëdo natyre dhe ndonjëherë pa asnjë shkak. “Duam një arbitër të ri, por të ketë thinjat dhe vitet e të vjetrit. Duhet të jetë i gjatë, të ketë karakter dhe siguri në vendimet që jep. E duam një arbitër që të mbaj presionin edhe kur i hidhemi në fyt për të protestuar.”

Këto janë kërkesat e klubeve tona, por kujdes: “Këta të rinjtë gjejini ndonjë ndeshje tjetër për t’i provuar, jo te ne”. Po atëherë, nëse nuk pranohen as nga ekipet që nuk janë duket luftuar për titull kampion, ku do të shkojnë arbitrat e rinjë dhe pse i kërkojnë?

Një gjë është e sigurt, jeta e tyre po bën më e vështirë dhe njëkohësisht çdo kush që aspiron për të ndarë drejtësinë futbollistike do ta mendojë më gjatë duke parë sjelljen që bëhet në fushë. Për të mos kaluar pastaj te akuzat, që në Shqipëri të hedhin baltë edhe kur mund të jesh i pastër. Në çdo vend të botës akuzat shoqërohen me prova dhe video, ndërsa në vendin tonë i shoqërojmë vetëm me fjalë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online