“Special One” ka dalë jashtë mode, Murinjo i vendos një epitet të ri vetes: Më quani kështu…

Murinjo do të quhej “Special One” në 2004 kur lëvizi nga Porto drejt Chelseat, teksa fitoi “Europa League” dhe “Champions League” në dy sezone. Por ky emërtim i ri ka dalë tërësisht jashtë mode dhe për këtë arsye tekniku portugez vendos ta quajë vetveten ndryshe.

“Më thërrisni: “Eksperienca”.  Unë kam shumë më tepër eksperiencë në këtë moment. Kështu duhet të më quani”, është përgjigjur Murinjo duke pasur këtë kërkesë për gazetarët. Aktualisht portugezi është duke drejtuar Totenhemin, atje ku vendoset shpeshherë në qendër të kritikave për rezultatet zhgënjyese dhe luhatjeve të mëdha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *