Ilir Daja flet përpara ndeshjes kundër Laçit: Ne jemi Partizani, nuk kemi frikë asnjë ekip

0

Ilir Daja ka folur përpara ndeshjes që Partizani do të ketë kundër Laçit. Një takim ky i vlefshëm për Kategorinë Superiore dhe që vjen menjëherë pas pauzës për shkak të Kombëtares. Kryeqytetasit do ta kenë të vështirë kundër kurbinasve që drejtohen nga Cungu dhe që këtë sezon pretendon titullin në Superiore. “Nesër kundër Laçit do të jetë një ndeshje e vështirë. Rivali e ka ruajtur grupin e vjetshëm, e mbylli në vendin e tretë dhe është përforcuar. Kanë një ekip të konsoliduar në sulm dhe në mbrojtje. Nesër duam që të arrijmë objektivin, taktikta do të dalë në planin e dytë, ndërsa motivimi dhe dëshira për fitore do të jenë primare.

Nuk i frikësohemi asnjë ekipi pasi ne jemi Partizani. Sigurisht që kemi repsekt maksimal për Laçin, por do të shkojmë për të sakrifikuar për rezultatin pozitiv. Kemi një kontingjent të limituar për shkakun e merkatos së bllokuar. Mungesa e çdo lojtari ndihet dhe jo më një futbollist si Jasir Asani që është shumë i rëndësishëm për skuadrën”, ka thënë Daja. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.