Spanja e la në shtëpi, lojtari i Barcelonës hap polemika me deklaratën: Jam i lumtur! Si do të më shijonte Botërori ku aty ndërruan jetë 6500 njerëz?

Hektor Bellerin nuk do të jetë pjesë e Botërorit. Trajneri i Spanjës vendosi që ta lërë në shtëpi lojtarin e Barcelonës dhe të mos e dërgojë në Katar. Së fundmi, lojtari ka dhënë një deklaratë që do të shkaktojë shumë polemika.

“Nga njëra anë, jam i trishtuar që nuk mund të luaj dot për Spanjën në Botëror. Nga ana tjetër, jam shumë i lumtur. Nuk e di sesa do të më shijonte të luaja në këtë Botëror ku kanë ndëruar jetë 6.500 njerëz para se ne të zbrisnim në fushë”, tha Bellerin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *