Pas festës për kualifikimin në Champions League, Interi duhet të bëjë llogaritë me situatën e Mauro Ikardit. Sulmuesi argjentinas ishte ndër yjet e sezonit në Itali dhe natyrisht ofertat për të janë mjaft joshëse, me paga që kapin dyfishin e asaj që merr tek Interi.
Kjo ka bërë që tek Interi ta shohin si mundësi reale largimin, me ish-presidentin Masimo Morati që deklaroi dje se “Ikardin do e shisja, nëse do kisha në këmbim një si Higuain”.
Tani edhe trajneri Luçiano Spaleti thotë mendimin e tij dhe është i drejtpërdrejtë: “Ikardi do shënojë edhe me shumë sezonin e ardhshëm dhe në planet tona e kemi figurë qendrore. Megjithatë, nëse vjen dikush dhe paguan shifrën që duhet paguar dhe Ikardi dëshiron të largohet, atëherë është e kotë, nuk ka blerë çfarë mendoj unë, edhe pse të zëvendësosh Ikardin është tepër e vështirë”.