Napoli mori një fitore tejet bindëse mbrëmjen e shkuar, kur mposhtën Udinezen me shifrat e thella 4-0. I pranishëm në stadium ka qenë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja. Ish-kreu i pankinës së të kaltërve ka dhënë një prononcim për “Radio Kiss Kiss“, ku shpreh kënaqësinë e të parit na afër Napolin.R
“Ishte bukur të shihje Napolin drejtpërdrejt, më pëlqeu shumë loja. Spaleti është një trajner i vërtetë, i cili përqendrohet më shumë në lojën vertikale sesa në zotërimin e topit. Fabian bëri një paraqitje të shkëlqyer, por si të gjithë shokët e tij. Anguisa është njeri shtesë i këtij Napoli që mund të luftojë për pozitat e larta”, ka thënë Edoardo Reja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/