“Sozia” e Gurit mund të vijë nga Bosnja

Ndonëse është shumë pranë afrimit të kroatit Shpehar, Kukësi kërkon një sulmues tjetër, që të jetë një pikë referimi përpara, sepse Shpehar ëhtë një sulmues i dytë kryesisht. Për këtë arsye, drejtuesit e Kukësit po kërkojnë në Ballkan ndonjë lojtar që të jetë sa më pranë Sindrit Gurit si profil, duke përfshirë edhe mesataren e shënimit të golave, të paktën një gol në 2-3 ndeshje. Emri që ka dalë në skenë ditën e djeshme është Petar Kuniç, mëson gazeta.

Bëhet fjalë për një sulmues 24-vjeçar, 189 cm, sulmues qendror, që do të thotë një lojtar shumë i ngjashëm me Gurin. Ish-sulmuesi i Bosnje-Hercegovinës U-21 është rritur te Borac Banja Luka, ku ka luajtur në disa periudha të ndryshme, ndërsa ka provuar edhe klube të tjera në Bosnje, pa harruar dy aventura të pafata në Republikën Çeke (Dukla Praga) dhe Serbi (Novi Pazar). Sezonin e fundit Kuniç ka shpërthyer, sepse shënoi 12 gola në 29 ndeshje me Boracin, një mesatare goxha e lartë për një kampionat ku nuk shënohen shumë gola.

Natyrisht, mosha e re dhe rendimenti i sezonit të fundit e bëjnë Kuniç një lojtar shumë të shtrenjtë, por fakti që Guri shkoi në Belgjikë mund të bindë boshnjakun të ulë pretendimet, me shpresën se pas një sezoni do të fluturojë edhe ai drejt Perëndimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online