E pamundur, Golden Stejt tepër i fortë për LeBronin

Finalja e madhe NBA mes Golden Stejtit dhe Kleveland Kavaliers duket se ka marrë fund para kohe, ndoshta mund të thuhet se mori fund që në ndeshjen e parë, por Kavaliers u mundën në shtesa dhe JR Smith bëri atë gafë në fund të kohës së rregullt, kur nuk shënoi koshin vendimtar.

Mbrëmë Kavaliers luajtën ndeshjen e parë në fushën e vet, aty ku zakonisht nuk falin, por filmi nuk ndryshoi: LeBron kundër të gjithëve, e pamundur.

Fitoi Golden Stejt 110-102, duke shkuar në avantazh 3-0 në seri, çka do të thotë se me 4 ndeshjet e mbetura do të luajë për një fitore titulli.

LeBron bëri të pamundurën, ishte sërish i shkëlqyer dhe regjistroi treshen e dhjetë të finaleve në karrierën e vet, me 33 pikë, 11 asiste e 10 ribaunde, por pas tij mbrojtja ishte një gjendje të mjeruar.

Përbindëshi i mbrëmjes ishte Kevin Durant, i cili regjistroi shifrën me të lartë të karrierës në play-off, me 43 pikë, duke marrë në krahë kampionët në fuqi, ashtu si një vit më parë.

Stefën Këri ishte në një natë jo perfekte, shënoi shumë pak, por forca e Golden Stejtit është pikërisht kjo, sepse edhe paraqitja e dobët e një fenomeni kompensohet nga dikush tjetër, gjë që nuk ndodh të Klevelandi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online